Nga Erjola Jata

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje drejtimi automjeti apo ato që kanë aplikuar për patentën e rinovuar janë përballur me mungesën e kartonëve në sportelin e shpërndarjes së patentave.

Siç mund ta shikoni prapa krahëve të mi ka një rradhë të gjatë qytetarësh të cilët po presin për të marrë këtë patentë.Qytetarë të cilët po sorrollaten dhe qytetarë të cilët prej dy muajsh nuk e kanë marrë patentën e tyre.

Qytetari – 1 Muaj. Keni ardhur më përpara këtu? 4 herë .Cfarë iu kanë thënë? Nuk ka kartona.

Qyetari –Cdo javë në Kasharë atje harxhojmë lekët.Është humbje kohe për iu? Normal humbje kohe sakrificë jamë në punë.

Qytetari –Kur e keni bërë aplikimin? Me 28 Mars edhe thanë hajde për sot.Sot nuk ka dal do vi të Premten tjetër.

Qytetari –Nuk udhëtojë dot me këtë, ato letër nuk na kanë dhënë dhe nuk na lejohet kështu që do ecim në këmbë.

Qytetarët janë pajisur me një çertifikatë përmbledhëse e cila ka afat 1 mujor por  kjo zgjidhje vlen vetëm për ata që duan të drejtojnë mjete brenda vendit, pasi për jashtë shtetit kjo certifikatë nuk shërben.

Keni bërë aplikim për patent?Po kam bërë.Sa keni?Kjo është dita e 43.Cfarë përgjigje keni marrë?

Qytetari: S’ka dal akoma.Është pak problem që kam dashur të udhëtoj jashtë shtetiti dhe jam bllokuar se sma mori mëndja që do zgjaste mbi 40 ditë.Kjo është absurd.

Enea Andrea, pergjegjes informacioni DPSHTRR Ky është problem kryesorë pra ne e kemi zgjidhur kopjen përmbledhëse për qytetarët brënda territorit shqiptarë.Kjo kopje nuk kemi marrveshje për të dalë jashtë territorit shqiptarë dhe realisht ky është problem dhe ky është situatat dhe mirëkuptimi që ne kërkojmë pavarsisht se janë dëmtuar jo pak personat që kanë të nevojshme këtë leje drejtimi kombëtare e cila I jep të drejtën për tu pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ende nuk jep një datë të saktë se kur do të nis shpërndarja e kartonëve por sqaron arsyet e voneses.

Enea Andrea, pergjegjes informacioni DPSHTRR-Bllokimi I tenderave jo vetëm I tenderit të lejeve të drejtimit por përgjithësi në perudhën parazgjedhore e kërkua kjo nga forcat politike për të mos u shfrytëzuar si fushatë Ielektorale.Bllokimi I tenderave solli një vonesë dy mujore e cila transfemtohet në kohë dhe kjo solli vonesë.Ribërja e tenderit, afatet ligjore trasparenca dhe u shpall fituesi.Nënshkrimi i kontratës është bërë në 26 Prill 2018 dhe tashmë jemi përpara faktiti që ne si drejtori kemi mbyllur kontratën  për prodhimin e kartonave të lejeve të drejtimit me një kompani hungarese dhe tani duhet të respektojmë kohën që I duhet kompanisë për të nisur prodhimin e kartonave.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: