TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja rreth arrestimit të 25-vjeccarit me inicialet O.S të cilit përveç 800 mijë eurove që iu sekuestruan, në makinë iu gjetën edhe 3 patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri, (2 aftësi drejtimi për mjete lundruese të Tahirit dhe një patentë e gruas së tij).


E ftuar në ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lala pohoi se shumë shpejt policia e Elbasanit pritet të marrë në pyetje shoferin e ish-ministrit, pas dëshmisë së biznesmeni O.S dha në polici, për faktin se kishte shoqëri me të, shkruan ‘BalkanWeb’.


Gazetarja tha se biznesmeni kishte deklaruar se ditën e arrestimit kishte qenë me shoferin e Tahirit, ku pretendohet që ai të ketë lënë patentat atje.


“Shuma e madhe e parave, patentat e ish-ministrit dhe bashkëshortes, policia mund t’i verifikonte si përfunduan. Shoferi i zotit Tahiri është një ndër personat e listuar që do merret në pyetje nëse është takuar me O.S. Nëse ka qenë një arrëse e tij që ia ka dhënë O.S ato patenta. Ky i fundit duhet të verifikojë faktin e kësaj shume të mëdha lekësh. Prokuroria e Elbasani nuk e ka tagrin që të hetojë persona që dyshohen për pastrim parash. Nëse O.S do t’i vërtetojë prokurorisë që këto para i ka nga burime të ligjshme, s’do ketë veprime penale. Por duhet të japë shpjegim dhe për patentat.”, tha Lala.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: