Alexandro Pato shfrytëzoi ndeshjen miqësore të organizuar për tërheqjen e Pirlos për të treguar edhe një herë që ai shpreson se Milan do të kërkojë ta ketë pjesë të saj.


Edhe së fundmi 28-vjeçari që në 2007 u ble për 24 mln euro nga Milan është shprehur se nuk do t’i thoshte kurrë ‘jo’ Gatusso-s nëse ky i fundit dëshiron ta ketë në ekip.


Pas këtyre sinjaleve Pato ka dhënë një tjetër, por këtë herë në fushë. Në ndeshjen që skuadra e tij, Tianjin Quanjian, ka zhvilluar në kampionatin kinez kundër Shanghai SIPG braziliani ka realizuar një supergol me goditje dënimi.


Gjithsesi tani që pothuajse Higuain është një futbollist i “djallit” vështirë se do të ketë vend për Pato-n.

(BalkanWeb)