PATOS

Vetëm një ditë para ndërrimit të viteve pensionistët e Patosit janë dyndur në sportelet e postës për të tërhequr pensionin dhe bonusin e fundvitit.

Ata shprehen tepër të indinjuar për dyndjen e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur.

Ata shprehen se i kanë dorëzuar kartat e identitetit prej ditësh dhe ende nuk po mundemi të tërheqim lekët thonë të moshuarit, ndërsa shprehen njëherazi se pritja për orë të tëra për ta është e pamundur, pasi mezi qëndrojnë në këmbë raporton për BalkanWeb, Ilmi Saliaj.

“Mund edhe të mos i marr dot lekët, por unë kam fëmijët në emigracion dhe do më ndihmojnë, por të tjerët si do ia dalin?-është shprehur një e moshuar.

Ndërsa një pensionist i ardhur nga Athina pohon se vonesa në tërheqjen e lekëve, i ndryshoi tërësisht planet për fundvit. Duhen më shumë sportele ka pohuar ai, pasi një situatë e tillë kaotike është e papranueshme dhe vetëm në Shqipëri ndodh” Ndërkohë në sportelet e postës në Patos tërheqin pensionin jo vetëm pensionistët e qytetit , por edhe të fshatrave.

Përballë kësaj situate ata kanë kërkuar njëzëri jo vetëm shtim të sporteleve, por edhe më shumë pika të tërheqjes së pensioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb