Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.

“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”, deklaroi Patozi në “Opinion”.

Sipas tij ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
“Unë kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Por unë s’kam mundësi, kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. E kam thënë vetë që me atë parti nuk më lidh asgjë”.

Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.
“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para tre katër ditësh, shkova bëra check–up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër, i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama. E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb