Ata e mbollën Shqipërinë me drogë dhe krimin e organizuar e shndërruan në krim shtetëror!
Bandat e rrugës i bënë banda në Parlament dhe pushtetin e marrë përmes krimit elektoral ia kanë dhënë me konçension krimit të organizuar!
Korrupsion e krim dhe krim e korrupsion!
Kjo është tipologjia e qeverisjes së Rilindjes, e cila si mishërim më i mirë i psikozës “krimi mbulohet me krim”, pasi ia mbylli Shqipërisë mundësinë e çeljes së negociata me Bashkimin Europian, u bë gati ta mbulonte edhe me turpin e votimeve pa zgjedhje, të votimeve me një parti në garë me vetveten dhe pa votim të fshehtë!
Ndaj shfaqen nën panik pas shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës, sepse ndjejnë t’iu ndalet marrëzia e tyre, e projektuar për më 30 qershor!
E teksa nuk dinë se ç’thonë, mu kujtua përcaktimi hyjnor i bërë prej At Zef Pllumi:
“Të gjithë të marrtë, idiotët e të smundët nuk dijn me ba kurrgja tjetër, por me shtue marrinë e idiotsinë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: