Ndërprerja e kampionatit do të vlejë jo pak për kuqeblutë e Vllaznisë. Ata do të presin Egnatian kampione në javën e katërt, por me shpresën që në këtë sfidë do të jenë më të plotë.

Priten që nga dëmtimi të kthehen emra të tillë si Bajrami në mbrojtje e Kahrimanoviç për mesfushën, lojtarë të cilët ende nuk janë në më të mirën e tyre, nisur nga dëmtimet e pësuara. Mirëpo për këtë takim do të jenë dy mungesa më se të sigurta.

Bëhet fjalë për Grudën, i cili vijon problemet me gjurin e po ashtu edhe të riut Dodaj pas kartonit të kuq të marrë në Korçë. Ndoshta këto ditë mund të vlejnë edhe për sulmuesin e sapoardhur që mund të krijojë një bindje për teknikun Brdariç dhe stafin e tij për vlerat që mbart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: