5 fitore, 3 barazime, 4 humbje, 18 pikë në total në 12 ndeshje, nuk janë shifrat që drejtuesit e klubit shpresonin këtë sezon, një ecuri me ulje ngritje që ka vendosur ndjeshëm në pikëpyetje objektin kryesor të Kukësit, titullin kampion. Dëmtimet e shumta por dhe forma e disa lojtarëve të ardhur në moment e fundit kanë ndikuar shumë në këtë paraqitje, lajmi i vetëm pozitiv është që dhe rivalët e tyre nuk kanë bërë më mirë, diferenca me vendin e parë është 4 pikë. Pauza që solli grumbullimi i kombëtares erdhi pikërisht në momentin e duhur, një kohë e mjaftueshme për të rikuperuar disa titullarë.

Kukesi
Kukesi

Vasail Shkurtaj, Obonar, Musataj dhe Limaj janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe priten të jenë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro që këtë të shtunën në sfidën kundër Bylis. Një tjetër rikthim i rëndësishëm është edhe ai i Besar Musollit, me kapitenin i cili ka shlyer pezullimin për shkak të kartonëve. Ndaj Bylis është e rëndësishme që Kukësit të jetë i plotë, ballshiotët kanë konfirmuar se kanë një ekip i vështirë për tu mundur, vetëm 2 humbje kanë pësuar në 12 javë kampionat. Për Kukësin kjo është një ndeshje që duhet fituar, një ndeshje që vetëm 3 pikët kanë vlerë për tu afruar me kreun dhe për të lënë pas një rival direkt si Bylis, fundja për momentin ballshiotët qëndrojnë më lart, të paktën në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: