TIRANE- Përgatitjet për kremtimin e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë tashmë janë drejt fundit.

Ndërsa kryeqyteti është veshur kuq e zi dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj të shumtë, gjatë festave të 28-29 nëntorit priten të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Në kudadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë priten të zhvillohen ekspozita të ndryshme, Festivali i Dritave, pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit dhe më pas do të kulmoj me koncertin e Sheshin “Nënë Tereza” ku do të performojë këngëtarja Jessie J. tirana atsh (4)

Siç e do tradita tashmë, Qeveria do ta kremtojë 28 Nëntorin në Vlorën e Ismail Qemalit, ku u ngrit flamuri shqiptar më shumë se një shekull më parë.

Sipas axhendës zyrtare të Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar do të jetë nesër paradite në Vlorë, ku është parashikuar ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në orën 10:00.

Ndërkohë që festimet do të vijojnë më datë 29 nëntor në Tiranë, me një sërë aktivitetesh festive duke qenë se kjo datë përkon edhe me Natën e Bardhë, një traditë e nisur nga kryeministri Rama në kohën kur ishte Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.

Festimet për 29 Nëntorin do të nisin në orën 10:00 me ceremoninë e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në orën 11:30, do të mbahet Parada ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes duke vijuar me Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri, më pas Festivali i Dritave ndërsa në orën 19:30 do të jetë pritja në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit. Nata e së shtunës do të mbyllet me një koncert për Natën e Bardhë në Sheshin “Nënë Tereza” në orën 22:00.tirana atsh (2)

Kryeministri Rama ka paralajmëruar që në “Natën e Bardhë të Çlirimit, do të ketë shumë surpriza për një natë magjike në 29 Nëntorin e Shtatëdhjetë Vjetorit”. “29 nëntor, një natë e jashtëzakonshme mes Festës së Dritave”, është shprehur Rama.

Aktivitetet për kremtimin e festave të nëntorit & 70 vjetorit të Çlirimit

28 Nëntor 2014

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë

29 Nëntor 2014

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve

11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri

18:00 – Festivali i Dritave

19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit

22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb