TIRANE – Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt vendosi të merrte një shembull nga jeta e përditshme gjatë konferencës së pavarsisë së organeve të barazisë për të apeluar për më shumë vëmendje ndaj më të dobve.

 “Vetëm disa ditë më parë, kur po dilja nga pallati ku banoj, pashë një polic teksa largonte një grua të moshuar nga trotuari, ku po shiste prodhimet e bahçes së saj. Po në atë çast, vetëm 10 metra larg tij, një makinë “Porsche” po parkonte duke bllokuar rrugën. Me shqipen time të çalë, e pyeta policin se përse e shpërfilli makinën dhe përzuri gruan e moshuar. Përgjigjja e tij e vetme, nëse e kuptova mirë, ishte se kjo gjë ishte problem. M’u kujtua libri i famshëm “Ferma e kafshëve”: të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat. Në fund të fund, shoqëria nuk vlerësohet nga një incident i vetëm, por nga mënyra se si i trajton anëtarët më të dobët të saj.”- u shpreh Borchardt

Ndërsa nënëkryetarja e parlamentiti Vasilika Hysi vlerësoi rolin e dy insitucioneve atij të avokatiti të popullit dhe komisionerit për mbrojtjen ndaj diskriminimit.

Është kënqësi që numri i rekomandimeve të av të popullit dhe kom për mbrojtjen ndaj diskirminimit kanë një shkallë zbrueshmërie shumë më të lartë se më parë jo thejsht në pranimin e tyre por në masat konkrete që janë marrë për ti zbatuar ato.”tha Hysi

Qëllimi i konferencës ishte vazhdimi i përforicmit të urave të komunikimit me të gjitha organet e barazisë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb