TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për festën kombëtare të pavarësisë. Në mesazhin e Xhaçkës thuhet se Amerika ka qenë aleatja më e madhe e Shqipërisë edhe në ditët më të vështira.

“Zoti e bekoftë Amerikën! Aleatin tonë që në ditët e para të krijimit të shtetit shqiptar! Vendi që na është gjendur në momentet më të vështira e vendimtare të kombit tonë. Jemi me fat që ende sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia!”-shkruan ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb