TIRANE

Pavarësisht ftesës, ish kryeministri Fatos Nano nuk ka marrë pjesë në Kongresin e PS.

Fillimisht u tha se Nano kishte pranuar ftesën dhe do merrte pjesë në Kongres, por deri tani ai nuk është shfaqur.

Nuk dihen arsyet se pse nuk ka marrë pjesë Fatos Nano në Kongresin e PS, i cili ka përmbyllur pjesën e parë të punimeve.

Një ditë më parë, Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha në News24 se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: