Një çift izraelit që po përjetonte një moment të vecantë të jetës, nuk iu tremb raketave balistike të iranit që fluturonin në qiell dhe djali vijoi porpozimin e tij për martesë.
Ëndrra e dhëndrit të ardhshëm ishte t’i propozonte partneres së tij në shëtitoren e Jerusalemit, ku mund të shihet një pamje befasuese e qytetit të vjetër. Megjithatë sulmi me raketa në Izrael i ndërpreu planet e tij, por vetëm përkohësisht. Nëna e dhëndrit të ardhshëm, Sarit Azizti, përshkroi për Reuters momentet e frikshme kur nisi sulmi.
“Ne erdhëm këtu sepse dhëndri e kishte ëndërr. Propozimi për martesë u realizua ndërkohë që sipër nesh kishte sirena alarmi. Qielli ishte i kuq dhe dukej sikur u mbulua nga zjarri, një nga gjërat më të frikshme. Ne jemi të fortë, jemi besimtarë”.
Propozimi për martesë rifilloi pasi përfundoi sulmi me raketa dhe nusja tha po, çfarë u shoqërua me këngë dhe kërcim nga anëtarët e familjes. Babai i nuses së ardhshme, David Luzon, tha se shpreson shumë që kjo situatë të përfundojë.
“Është vërtet cmenduri. Nuk duam të mësohemi me këtë. Shpresoj që kryeministri Benjamin Netanyahu, t’i japë fund të gjithë kësaj situate. Uroj të ketë paqe dhe vetëm mirësi në të gjithë botë.