Mbahet sot seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berishën. Seanca është parashikuar në orën 14:00.

Avokatët e Berishës kanë parashtruar dy kërkesa: Pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe revokimin e masës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Në seancën e mëparshme Prokuroria i ka vendosur ne dispozicion pa pagese, fashikujt hetimore nëpërmjet postës elektronike.

Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në ‘arrest shtëpiak’ pasi akuzohet për çështjen Partizani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: