Teknologjia po përparon në mënyrë të frikshme dhe kjo tashmë është e pashmangshme, por ajo që po bën Paypal është përtej imagjinatës. Shërbimi i pagesave në internet po zhvillon një mënyrë të re për t’u regjistruar në llogaritë e ndryshme, pas pasur nevojë për fjalëkalime. Tani fjalëkalimet do të jenë të ngrënshme ose injektuese, dhe nuk do të kemi më nevojë për mënyrat e vjetra të sigurisë, si skanimi i gjurmëve të gishtave, për shembull.
Drejtuesit e kompanisë PayPal kanë ideuar një pilulë e cila do të gëlltitet dhe do të na lejojë të regjistrohemi në llogaritë tona pa qenë nevoja të vendosim fjalëkalimet. Këto kapsula do të kontrollojnë nivelin e glukozës ose presionin e gjakut para se të shfaqin të dhënat e koduara, raporton Wall Street Journal. Jonathan Leblanc, drejtori i kompanisë PayPal, u shpreh se pajisja do të fuqizohet nga acidi në stomak dhe do të përfshijë kompjuterë të vegjël. Sipas tij, teknologjia ka avancuar aq shumë sa lejon integrimin e vetë me trupin e njeriut. Vendosja e një fjalëkalimi do të jetë pjesë e të shkuarës, shtoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: