Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike Ervin Minarolli me anë të një deklarate për mediat tha se Edi Rama e prezanton projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si një arritje, por shtoi se kryeministri po tenton të vjedhë edhe këtë herë.

Minarolli theksoi se Rama do ia besojë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një arkitekti të tij të preferuar, që më herët ka bërë kullat në Tiranë e Durrës.


“Aeroporti i Vlorës është për Ramën një mundësi për të vjedhur. Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, Rama do të vjedhë në Vlorë. Projektimi i Aeroportit të Vlorës është jashtë çdo procedure ligjore. Nuk ka garë dhe askush nuk e di sa ka kushtuar dhe si do financohet. Arsyeja është lidhja e Ramës me projektuesin e Aeroportit. Arkitekti personal i Edi Ramës është një person i njohur për mashtrim financiar. Ai quhet Marko Kazamonti”, tha Minarolli.


Ervin Minarolli theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të përgjigjen para ligjit projektuesit, në bazë të ligjit antimafia.


“Njësoj po bën me Aeroportin e Vlorës njësoj si me Teatrin, pasi nuk ka as garë, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për prokurimin e Ramës. Ky projekt do ketë pasoja edhe për ligjvënës etj. Me ardhjen e PD në pushtet, ky projekt do i nënshtrohet ligjit antimafia”, deklaroi ai,

Fjala e plotë e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD Ervin Minarolli:

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t;I nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!

(d.xh/Balkanweb)