TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thekson se PD është përkrah Francës dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha ka shprehur mbështetjen për Francën dhe popullin francez në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ka lënë një shënim në librin e hapur në Ambasadën Franceze në Tiranë, për të nderuar viktimat e terrorizmit.

“Partia Demokratike përkrah Francën dhe aleatët në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjalës së lirë.”, – shkruan Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: