TIRANË – Një 15-vjeçar, një minoren, është arrestuar sot nga Policia në Tunjë të Gramshit. Alarmin e ka ngritur kreu i Departamentit të Arsimit në PD, z.Luçiano Boçi, që në një mesazh në Fb rrëfen ngjarjen dhe denoncon shkeljen e të gjitha procedurave ligjore nga Policia e Shtetit, të cilat duhen respektuar për minorenët:

“Në orën 9 e 30 minuta, shkolla rrethohet me policë, – shkruan Boçi.- Dy prej tyre hyjnë brenda dhe arrestojnë të lidhur me pranga, nxënësin Ismail Ibrahim Llaha të klasës 9, për një akuzë ordinere.E gjitha kjo pa praninë e psikologut, prindit, përfaqësuesit të drejtorisë e pushtetit lokal në kundërshtim me cdo ligj dhe konventë kombëtare e ndërkombëtare! Meqenëse kriminelët janë me raport, – thekson me ironi deputeti – arrestohen minorenët!”

Mesazhi i Boçit ka ngjallur reagime të shumta nga mbështetësit në rrjetet sociale.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb