Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën në qarkun e Devollit, ku kandidati demokrat Bledjon Nallbati lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një takim me mbështetësit, Nallbati deklaroi se prej 12 vitesh vendi trajtohet si pronë personale e kryeministrit dhe u shpreh se banorët e Devollit nuk janë mashtruar kurrë nga pushteti socialist. Ai kritikoi ashpër edhe deputetin socialist Niko Peleshi, duke thënë se “harroje Peleshi se gënjen më devollinjtë”.

Në fjalën e tij, Nallbati solli në vëmendje mungesën e investimeve në arsim dhe shëndetësi, ndërsa tha se spitali i Devollit funksionon vetëm me katër mjekë dhe ka vite që nuk është përmirësuar.

Bledjon Nallbati, kandidat i PD-së: Të nderuar miq demokratë. Partia Demokratike është në Shqipëri për 35 vite rresht, një parti historike. Dua të falënderoj çdo anëtar të PD-së. Ka 12 vite që ky vend trajtohet si plaçkë personale e kryeministrit Edi Rama. Devollitë nuk kanë bërë asnjëherë paqe me Ramën. Ne do i tregojmë vendin Niko Peleshit, Edi Ramës që mendon se mund të gënjejë devollinjtë. Le të vijë derë më derë, disa duke iu bërë presion. Harroje Niko Peleshi se i gënjen devollitë. Ne vijmë me njerëz seriozë. Socialistët në parlament nuk kanë folur asnjëherë për hallet e Devollit, por kanë parë interesin e tyre personal. Devolli sot është shumë më keq nga se ishte. Çdo fushë sot është më keq se ç’ishte, këta nuk do vazhdojnë të vjedhin pronat dhe të nëpërkëmbin familjet tona. Spitali në Devoll ka 4 mjekë në total, aty ka vite që nuk investohet asgjë. Dhe arsimi është si mos më keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: