Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Fillimisht e mori fjalën regjisori Robert Budina, i cili tha se vendi po rrëshqet në diktaturë.

Regjizori Robert Budina: Ne kërkojmë që mos të shembet godina e Teatrit. Edhe opozita foli në parlament, nuk e dëgjoi njeri dhe u detyrua që të dalë nga Kuvendi. Sot ne jemi këtu, ndëra ka dy ditë që e mbrojmë këtë godinë tonën. Jemi mbledhur këtu që të flasim për interesin e publikut.  Vendi po rrëshket në diktaturë.

Clirim Gjata: Kryetarja e Bashkisë Durrës u rrëzua fillimisht me të drejtë, sepse gjyqtarja me guxim tha se ka shkelje administrative. Vendimi u dha me të drejtë. Mund t’i bëhej Apel vendimit. Por ndodhi ajo e paparashikueshmja. Në rastin e dytë, gjyqtari ka vepruar me urdhër politik. Gjykata merr vendime absurde, sepse është nën diktat politik. Unë nuk jam kundër reformës në drejtësi, por jam kundër kapjes së saj nga kryeministri.

Me siguri që teatri do të shembej lehtë, nëse nuk do të ishte protesta. Ëhstë ky popull që proteston dhe nuk lejon prishjen e godinave. Këto godina do të qëndrojnë. Do vijë dita që jo vetëm që do të anulohet ai ligj, por do miratohet ligj që do kthejë teatrin siç ishte. Do bëhet ligj që vetë artistët të venë artistët në krye të teatrit. Ta mbrojmë trashëgiminë tonë kombëtare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb