TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se PD-ja do të rilindë me largimin e Lulzim Bashës.

Ai shkruan se Taulant Balla mund të emërojë shefa të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por kurrsesi nuk mund të bëjë këtë gjë me opozitën. Mes tjerash, Bardhi pohon se ka ardhur koha që Edi Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

“Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft enderrove per nje Shqiperi si te Enverit. ⛔ Ti mund te emerosh shefa policie te lidhur me krimin, shefa te korruptuar tatimesh e doganash qe vjedhin shqiptaret per xhepin e rilindjes, por nuk ke per te emeruar dot opoziten! ✌

Nderkohe, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithe banda e tij, te dale para drejtesise per krimet ndaj shqiptareve❗Jeta e tij e trete eshte afer! Ne rastin me te mire, do te behet rrobaqepes tek 313! ✂”-shkruan Bardhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: