Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale, deklaratës së kryeministrit Rama, i cili akuzoi opozitën se do të rrisë taksat për bizneset.

“Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do t’i rrisë taksat! Gënjeshtër! Partia Demokratike ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon.” Shkruan Tabaku ndërsa shton se bizneset e vogla sot protestojnë se janë futur në skemën e TVSH, se paguajnë 50% të të ardhurave taksa.

“Sot bizneset e vogla protestojne se jane futur ne skemen e TVSH, se paguajne 50% te te ardhurave taksa, se qeveria po i merr frymen, se taksidaret i rrine te dera, se shteti i konsideron si armiq! Partia Demokratike do te ule taksen e BV ne 0,5% te xhiros, do te heqe cdo barrriere e do te ofroje mundesine qe te punojne te qete! Biznesi eshte punedhenesi me i madh dhe biznesi i lire dhe i ndershem do te kete mundesi te lulezoje! Prandaj sot bizneset protestojne #Ramaik” – përfundon Tabaku reagimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb