Ditën e sotme është mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas mbylljes të takimit, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare, duke deklaruar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD por edhe simpatizantët e PD.

Ai ka shtuar se post i kryetarët e degëve do të ushtrohet nga nënkryetarët, deri në daljen e rezultateve të votimeve, deri të vendoset nëse do të jenë zyrtarisht kandidatë apo jo.

Ndërkohë një nga çështjet që ka shkaktuar debat në Këshill ka qenë pikërisht mbajtja e protestave, ku anëtari Aleksandër Biberaj ka bërë kërkesë për një axhendë dhe datë të qartë në lidhje me aksionin politik të PD.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar për News24 se një datë fikse në lidhje me protestat nuk ka, por se ka mësuar që PD do të mëbshtesë fuqishëm protestën e pedagogëve më 5 tetor.

“Kemi qenë dëshmitarë që Berisha gjatë të gjitha kohës ka thënë që përgjigja e opozitës ndaj Ramës do të jenë protestat e fuqishme.
Ndërkohë kohët e fundit që nga një fjalim në Kuvend në seancën e fundit, ka deklaruar se aksioni i opozitës do të shtrihet edhe me sindikatat e grevat.

Nuk kemi një datë për protestat e anatemuar se do të ndodhte në shtator.

Në përgjigje të Biberaj Berisha tha se protestat janë e vetmja formë nga e cila PD nuk heq dorë por se do të ndodhin pas primareve.

Më 5 tetor kur do të zhvillohet protesta e PD ka deklaruar se do të jetë në mbështetje të fuqishme të protestës”, ka raportuar Stafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: