TIRANË- Partia Demokratikedeklaroi sot se kryeministrin Edi Rama e ka kapur paniku dhe tmerri me afrimin e 8 dhjetorit, ditën e marshimit protestë të opozitës. Në një deklaratë për media, Grida Duma, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD bëri edhe njëherë thirrje për qytetarët që t’i bashkohen protestës së 8 dhjetorit për të hapur sipas saj kapitullin e shrpesës në vend.

“Sa më shumë afron 8 dhjetori dita e bashkimit popullor kundër Edi Ramës dhe byrosë së hajdutëve, aq më shumë rritet ankthi e paniku i njeriut, të cilin, raportet ndërkombëtare e kanë përcaktuar si pronarin e 200 milionë eurove, kryeministrin më të pasur, të vendit më të varfër në Europë. Ankthi i tij buron nga fakti se me 8 dhjetor në shesh nuk do mblidhet vetëm opozita, por një popull i tërë, i shtypur, i dhunuar nga keqqeverisja, nga korrupsioni, nga krimi i ngritur në pushtet dhe nga padrejtësia. Çdo shpifje e sulm ndaj opozitës është konfirmim i panikut dhe tmerrit që e ka mbërthyer Edi Ramën. Sepse ai e di, që për dy vite nuk ka lënë pas, asnjë vepër të mirë, por vetëm përkeqësim, varfërim, rënie pagash, papunësi, rritje të pasigurisë, largim të shqiptarëve, e dëshpërim”, tha Duma.
Ajo theksoi se “Koha e Edi Ramës dhe bandës së tij të 40 hajdutëve ka marrë fund”. “Shqiptarët pa dallime politike do të bashkohen me 8 dhjetor, ashtu si bëjnë kombet e lira europiane, për të hapur një kapitull të ri për vendin, kapitull shprese, besimi dhe drejtësie”, përfundoi Grida Duma.


(m.k/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb