TIRANË

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbajtur një takim me gazetarët në selinë blu. Basha ndër të tjera u pyet nëse është e vërtetë ajo që thuhet nga maxhoranca se PD financohet nga rusët.

Basha u përgjigj se Rama ka miqësi me presidentin serb Alekasandar Vuçiç, kreu i shtetit serb, aleatit më të ngushtë të Putinit dhe Rusisë.

Cili është shteti më pro-rus në Ballkan: Serbia. Cili është presidenti i Republikës së Serbisë? Aleksandër Vuçiç që e cilëson Putinin si vëlla të madh. Vuçiç dhe Rama kanë raport deri aty sa për të copëtuar Kosovën vetëm për të hequr vëmendjen nga destabilitet. Nëse ka skenar rus në Shqipëri e ka emrin Edvin Kristaq Rama, sepse nuk ka destabilitet më të madh sesa të bashkëpunosh me krimin. Të tjerat janë bruçkulla. Dhjetëra milionë euro të Besot me shokë.”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi ndër të tjera se është e qartë se Rama do që Shqipëria të shkojë në grusht shteti, por shtoi se PD nuk do ta lejojë diçka të tillë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: