Partia Demokratike ka dhënë alarmi se Fushë Kruja është në prag katastrofe. Grupi i PD-së në një njoftim për mediat bën me dije se lumi Derven ka vërshuar mbi autostradë, ndërsa shtojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Emergjencat Civile.
Sipas tyre, shkak i kësaj situate është bërë prishja e argjinaturës dhe hapja e Bovillës.
“PD njoftohet se Derveni, ne Fushe Kruje, eshte ne prag katastrofe. Lumi ka vershuar mbi autostrade, nuk ka asnje nderhyrje nga emergjencat Civile. Shkak eshte bere prishja e argjinatures dhe hapja e Bovilles.”, thuhet në njoftimin e PD.
(ed.me/BalkanWeb)