TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka skanuar krizën politike në Shqipëri, ndërsa u ndal edhe tek përgatitjet që po kryen PD-ja me synim tejkalimin e ngërçit.


Ai tha në studion e rubrikës “Opinion” në News 24, se selia blu po përgatit një platformën të gjerë kombëtare, e cila sipas tij, do të shërbejë si “terapi” e fortë për të goditur rrethin vicioz ku ndodhet sot spektri politik shqiptar.  Gjithashtu Edmond Spaho komentoi edhe çështjen e hapjes së negociatave, ndërsa tha se 18 tetori do të ishte një lajm i mirë nëse BE pranon t’i hapë dyert Shqipërisë për antarësim brenda unionit.


“Do të garantojmë që sistemi politik mos të na rifusë sërish në krizë. Ne jemi në këtë rrugë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do ta bëjmë e do të japim kontributin tonë.  Kjo KQZ është shembur e tëra dhe ata e dëshmojë  30 qershori, pasi u tregua se ai institucion  është zgjatim i PS. Duhet të priten lidhjet e politikës me krimin. Por që të bëhet kjo duhet të ndërhyhet në Kodin Penal. Një pjesë e platformës është e përfunduar dhe ne presim propozimin edhe nga partitë e tjera opozitare. Në takimin e fundit para se të shprehnin këtë propozim, iu kërkuam të gjitha partive të spektrit opozitar që t’i paraqesin me shkrim dhe t’i sjellin propozimet e tyre. Të gjitha faktet i janë dërguar institucioneve  ndërkombëtare, përfshirë edhe OSBE/ODIHR. Do të varet shumë nga fleksibiliteti i maxhorancës.Jo në këto moment, por do të ishte gjë e mirë të kishte ndodhur kohë më përpara dhe PD ka qenë pro hapjes së negociatave dhe kjo që them nuk është retorikë”, tha Spaho.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: