Partia Demokratike ka shpërndarë foto të fotografit Arben Dajçi, i gjakosur në kokë dhe pretendon se ai është dhunuar nga policia në protestë.

Po ashtu, sipas PD, janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë, të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës së PD raportohen edhe gazetarë të lënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë një gazetare ka pësuar gjendje të fikëti, si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb