TIRANË

Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 është cekur dhe çështja e akuzave të maxhorancës ndaj opozitës se iu vë gjoba biznesmenëve, ku ndër të tjera kreu i Bashkisë së Tiranës dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë përmendur ‘kunatin e Lulzim Bashës’.

Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kjo është pjesë e propagandës së pozitës dhe se janë deklarata të turpshme. Sipas saj Maxhoranca i ka të gjitha gjërat në dorë dhe mund të hetojë.

Andi Bushati: Është akuzuar kryetari i opozitës se iu vë gjoba oligarkëve.
Jorida Tabaku: Është pjesë e propagandës së pozitës.
Andi Bushati: Më shqetëson fakti që shoh nga Veliaj, balla etj që dalin nga tribuna dhe thonë që Basha iu vë gjoba biznesmenëve. Ta marrim për të vërtetë i vë gjoba biznesmenit, kujt i bie që është biznesmen që s’ka zbatuar ligjin që ka marrë tendera në mënyrë korruptive? Iu ka ngelur vetëm kjo që ‘mirë ne vjedhim por vjedh dhe Luli me kunatin’.

Jorida Tabaku: Më vjen turp që dëgjoj nga përfaqësues të pozitës këto, sepse i kanë gjërat në dorë, le të hetojnë. Vjedhja në këtë rrugë dhe në të gjitha rrugët është e paprecedentë.

Në asnjë prej atyre rasteve nuk e kemi pasur kompleksin për të përmendur askënd. Nuk ka PD arsye të mbrojë biznesin e 5 vetave por të gjitha bizneset. Këto skema i përdorin për propaganda. Në gjithë denoncimet që kemi bërë i kemi shkuar deri në fund, kemi çuar dosjet në prokurorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb