Gjatë fjalimit në Asamblenë Kombëtare Socialiste, Edi Rama deklaroi: “Në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim!”.  Ai sqaroi se PS-ja di të lexojë mendjen e popullit, jo vetëm se ka patronazhistët, por edhe sepse ka një strukturë shkencore të kolauduar, që bën anketime të përmuajshme të opinioneve të njerëzve.

Rama nuk i publikon sondazhet e përmuajshme që zhvillon kjo strukturë shkencore e kolauduar, në mënyrë që të gjykojmë se sa i bazuar është parashikimi i tij për mandatet e PD-së më 2025 (më 1997 mori vetëm 25 nga 140 mandate gjithsej). Sidoqoftë, unë kam publikuar më 4 shtator një sondazh kombëtar që bëra për portalin JAVANEWS, të cilin e zhvillova me një kampion prej 1805 të anketuarish të vendosur për të votuar qysh sot (1003 brenda vendit dhe 802 jashtë vendit – kampionin e ripeshova statistikisht, për të përfaqësuar sa më mirë si zgjedhësit brenda vendit, ashtu edhe ata jashtë vendit).

Nga sondazhi rezultoi që, nëse votimi do të ishte kryer më 4 shtator, PD-ja do të siguronte 29.8% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje (shihni tabelën e mëposhtme). Është e pamundur të përkthehet me saktësi kjo përqindje në numër mandatesh parlamentare, sepse duhet të zhvillohet nga një sondazh i veçantë për secilin qark. Sidoqoftë, me një farë përafërsie, mund të llogaritet se PD-ja do të kishte marrë rreth 40 mandate parlamentare, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 4 shtator.

Duke patuar parasysh shifrën e sotme të 40 mandateve, është shumë e vështirë të parashikohet që PD-ja mund të zbresë deri në 25 mandate pas 8 muajsh…

Votat1
Votat1

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb