TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në nisje të seancës së sotme parlamentare kërkoi të futet në rend dite çështja e referendumit, që shqiptarët të vendosin vetë nëse do pranojnë apo jo importin e mbetjeve. Deputeti solli shembullin e një sëmundje që fillimisht u duk të ishte personale, ndërsa shtoi se shumica e sëmundjeve në gjak vijnë si pasojë e helmeve në ajër. Pak orë më vonë Halimi sqaroi në një status në Facebook, se bëhej fjalë për një të afërmin e tij që tashmë nuk jetonte më.


“Mos mendoni se helmi nuk troket, unë jam shembulli konkret nëse doni të thoni provoje në trupin tënd! T’i ndalojmë sot që të mos jetë vonë nesër…Mendoni për fëmijët tuaj, mos i mohoni të drejtën e jetës”,- tha ai.

“Të zhvillohet referendumi popullor, nëse duhet të importojë apo jo mbetje populli duhet të vendosë. Kjo çështje madhore të vendoset nga sovrani që demokracia të jetë drejtpërdrejtë nga ata që ju sollën këtu”.

Duke e konsideruar këtë një çështje jetike për të ardhmen e vendit dhe brezave, Halimi shtoi: ‘Ne 4 vjet më parë pranuam që të vendoste populli, pasi erdhët në pushtet ju ndaluat referendumin ia punuat popullit mbas shpine. Sot ne kërkojmë demokraci direkte, referendum”.

STATUSI I HALIMIT NE FACEBOOK
“Të dashur miq Ju falënderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falenderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim.
Por dua t’ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalen time sot ka të beje me nje pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më. Ju falënderoj edhe njehere per qindra mesazhet dhe telefonatat”,- sqaroi Halimi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: