TIRANË

Një koalicion opozitar me kërkesa e ide të qarta do të marrë nesër rrugë. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se nesër në orën 09:00, Partia Demokratike nis firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet. Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb