DIBER

Partia Demokratike me anë të një kërkese zyrtare që i ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisariatit të Policisë në Dibër kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.

PD thotë se votimet në këtë bashki janë të paligjshme, ndërsa shton se Gjithashtu, në kërkesën e PD kërkohet lirimi i ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV dhe kthim i tyre në funksion normal publik, pasi nuk ka bazë ligjore për të mbajtur këto ambiente të zëna.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se Partia Demokratike bën me dije se në Dibër dhe në të gjithë bashkitë e vendit do të ketë protesta, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit.

Po ashtu, nesër në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër do të nisin protestat për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Dega e Partisë Demokratike Dibër ka bërë një kërkesë këtë të mërkurë ndaj KZAZ 19, KQZ, Komisariatit të Policisë dhe për.dijeni OSCE – ODIHR. Në këtë shkresë publike, dega e PD Dibër lajmëron se protestat nisin nga nesër deri më datë 2 Korrik.

PD shprehet se nga data 27 qershor deri më datë 2 korrik do të zhvillojë tubime të ligjshme në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, për të mos lejuar votime që janë antikushtetuese.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: