TIRANE

Pak para nisjes në mbledhjes urgjente të strukturave të PD e LSI, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua protestuesve,duke i falenderuar ata për pjesëmarrjen. Basha akuzoi Ramën se sot i shpalli luftë popullit të tij

“Do të mblidhemi për të marrë vendimet e duhura, pasi Rama i shpalli luftë popullit. Falenderime për këtë qëndresë, për të mos lejuar më diktatin e krimit, ju kërkoj mirëkuptim për kohën që do na duhet për të marrë vendimet e duhura. Beteja do të vazhdojë deri sa t’i japim fund politikës së lidhur me krimin, deri sa ta çlirojmë Tiranën dhe Shqipërinë nga qeveria e lidhur me krimin. Ju jeni protestues, qytetarë, prindër, por ju jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe Europës. Shpresa e vetme që ky vend të bëhet si gjithë Europa”- u shpreh Basha nga selia e PD-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb