TIRANË-Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka ironizuar zgjedhjen e Thoma Gëllçit si Drejtor të Radio Televizionit Shqiptar. Sipas tij, kjo zgjedhje dëshmoi se

“RTSH I KTHEHET “POPULLIT”!!!!????
Thoma Gëllçi, ish kryeredaktori i “Zërit të popullit”, pas ndryshimit të ligjit që tani e tutje mund të quhet fare mirë Ligji “Gëllçi” dhe jo Ligji për mediat audiovizive”, u zgjodh “për inat të mazhorancës” drejtor me shumicë të cilësuar (7 me 4).
Tejkaloi dhe ndryshimin ligjor që u bë me aq djersë e mund!!!
Pas kësaj “u binda” se RTSH vërtet do “t’i kthehet” “publikut”!!!!
Madje më shumë se kaq:
Do “t’i kthehet” popullit!!!!?!
Ka mundësi ta emërtojnë dhe “RTSH-Zëri i popullit”
E hajde e thoni tani po të doni që në Shqipëri media nuk është e lirë!!!”, shkruan Boci në Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: