Partia Demokratike ka mbledhur drejtuesit e qarqeve të vendit për zgjedhjet e 2025.

Lideri i PD Sali Berisha tha përpara drejtuesve të qarqeve të PD-së se duhet që të iniciohet revoltë popullore, duke protestuar. Ai tha se duhet që të ketë protesta dhe të kërkohet qeveri teknike, për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë. Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve.

Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen. Detyra juaj është që të frymëzoni demokratët. Ne përparësi i japim protestës. Ne nuk lejojmë që të ecim së bashku me funeralin e votës së lirë”, tha Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: