TIRANË

Ish-lideri historik  i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani janë shfaqur në krah të liderit aktual të selisë blu, Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar tek “Pallati i Kongreseve”.

Nga 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe nga 350 kandidatë që ishin më parë, sot kanë ngelur 349, kjo pas tërheqjes nga gara të zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Pas zbatimit të axhendës, e cila është parashikuar në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, do të publikohen  edhe anëtarët e këtij këshilli.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb