TIRANA

PD mbyll fushatën tashmë në Tiranë me mitingun e fundit elektoral. Ai ka nisur me himnin kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha.

Kreu i PD, Lulzim Basha, është  i vetmi folës në mitingun e fundit të PD  tek sheshi “Nënë Tereza“.

BalkanWeb mëson se makinat janë vendosur në kordonë, dhe duket se do të jetë një skenar i ngjashëm me atë të mitingut hapës tek sheshi ‘’Nënë Tereza’’.

Sot PD mbyll fushatën aty ku e nisi, në Tiranë duke i paraprirë pasnesër zgjedhjeve të 25 prillit, kurse PS e mbyll në Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb