Në emisionin Open në News24 u zhvillua një debat mes gazetarit Martin Leka dhe ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia për situatën në PD.
Leka tha se Partia Demokratike me Sali Berishën në krye nuk fiton zgjedhjet. Ai shtoi se Berisha është non grata, ndaj nëse PD do që të ringrihet, duhet të zgjedhë një tjetër kryetar me vlera.
Ndërsa, Bardh Spahia nga ana e tij deklaroi se PD me Berishën pa logo e pa vulë fitoi 600 mijë vota. Sipas tij, Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet më 2025.
Martin Leka: PD me Sali Berishën në krye nuk fiton zgjedhjet, sepse është non grata. Në Partinë Demokratike duhet të bëhet një mbledhje dhe të largohet Berisha si kryetar e të zgjidhet një tjetër individ me vlera.
Bardh Spahia: PD dhe Sali Berisha do fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
Martin Leka: Një koleg i yti ka thënë se ne fitojmë 1.2 milionë vota. Mos u bëni kaq…
Bardh Spahia: Ne kemi fituar 600 mijë vota pa logo e pa vulë.
Martin Leka: PD është kthyer në parti të Sali Berishës.
(Balkanweb)