Partia Demokratike duket se do të ketë dy seli.
Pas vendimit të Apelit, i cili në një farë mënyrë i dha vulën Alibeajt, ky i fundit bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash për të shmangur një përplasje me Berishën.
Nga foto e siguruar shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, çka të jep idenë se tani ka dy seli.
Mësohet se selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.
(BalkanWeb)