Analisti Agron Gjekmarkaj ka replikuar me Eduard Zaloshnjën, në emisionin “Real Story”, në News24, menjëherë pasi ky i fundit publikoi sondazhin, duke thënë se PD ka humbur 70 mijë votues përgjat muajit gusht-shtator 2019.

Analisti Gjekmarkaj i tha në sy Zaloshnjës që ka gënjyer me të dhënat e këtij sondazhi, duke shtuar se nuk ka asnjë aryse që të ketë një rënie të tillë nga PD. Sipas tij, ajo që ka rënie është mazhoranca, pasi është në sulm ndërkombëtar, që nga kushtet e Gjermanisë, “JO-ja” e Holandës, gjyqi i Saimir Tahirit, duke e cilësuar këtë të fundit si një “puçërr me qelb” për drejtësinë.

“Për herë të parë Zaloshnja ka gënjyer pak, sepse nuk gjej arsye që të ketë një rënie të tillë opozita, teksa mazhoranca është në sulm ndërkombëtar. Kam parasysh kushtet gjermane, që janë turpëruese për qeverinë. Është “Jo-ja” holandeze, gjyqi i turpshëm i Tahirit, një puçërr me qelb për drejtësinë. Në këtë kontekst nuk gjej arsye të fortë dhe nuk më duket reale rënia me 70 mijë vota e PD”, tha Gjekmarkaj.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb