ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar sot qeverinë si të paaftë për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike. Duke marrë shkas nga operacioni i një dite më parë në kufirin grek, ku u sekuestruan rreth 1 ton drogë, Gjunkshi shkruan se në Shqipëri vijon të mbillet lëndë narkotike.

“Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojne jo vetem kufirin Shqiptar drejt Greqise, por dhe nepermjet autostrades detare te kanabisit drej Italise.
I them Kryeministrit te Shqiperise:Beji nje nder popullit tend, Nese te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep doreheqje mos ja vrit ketij populli endrren Europiane, beje per te ardhmen e vendit, per femijet tane.” Shkruan Gjunkshi në facebook.

Postimi i plotë:
Vetem gjate dites se djeshme nga Policia Greke, ne afersi te kufirit shqiptar, eshte kapur 1 ton droge te ardhur nga Shqiperia.
Vetem per kete vit Policia Greke ka kapur 7.6 Ton droge te transportuar nga Shqiperia.
Kujtojme se para pak kohesh, nje shqetesim shume i madh erdhi nga Kryepokurori i Antimafies Italiane, EUROPOL, INTERPOL, DEA, etj ku ishte parandaluar transportimi i 14 Ton kokaine nga Venezuela me destinacion Porto Palermon Shqiperi.
Para disa javesh u be nje aksion nga narko-policia ku 1600 Police te dale ne teren, demostruan Shoë-n e rradhes ku asgjesuan 133 rrenje kanabis ne të gjithë vendin.
Kaq mjaftoi per te mashtruar jo vetem opinionin publik Shqiptar, por dhe Trupin Diplomatik ne Tirane dhe ate nderkombetar.
Kjo eshte lufta qe ben kjo Narko- Polici.
Nuk shkohet ne Europe duke mashtruar qytetaret Shqiptare ne menyre te perseritur.
Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojne jo vetem kufirin Shqiptar drejt Greqise, por dhe nepermjet autostrades detare te kanabisit drej Italise.
I them Kryeministrit te Shqiperise:
Beji nje nder popullit tend,
Nese te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep doreheqje mos ja vrit ketij populli endrren Europiane, beje per te ardhmen e vendit, per femijet tane.
Neser eshte shume vone,
Nuk ja ka pare kush hajrin krimit dhe droges.
#RAMAIk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb