Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Bardhi njofton se ditën e nesërme PD dhe opozita e bashkuar do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.
Ky reagim i numrit dy të PD erdhi pas takimit që ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca zhvilluan me kryedemokratin Lulzim Basha, në selinë blu, ku ishte i pranishëm edhe Bardhi.
Reagimi i Bardhit:
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!
Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! pic.twitter.com/qwmO7qJbaM
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 30, 2020
(BalkanWeb)