TIRANË

Partia Demokratike ka shpërndarë një video, e cila sipas saj tregon se si ish-deputeti Luçiano Boçi është shoqëruar në mënyrë “barbare” nga Policia e Elbasanit. Sipas selisë blu, sjellja e policisë ndaj Boçit është karakterizuar nga dhuna dhe si protagonist ka nëndrejtorin e Policës së Elbasanit, Albert Nushi.

Ish-deputeti Luçiano Boçi tentoi sot t’i bllokonte rrugën eskortës së kryeministrit Rama, i cili ishte në një takim në fshatin Linas të Cërrikut.

“Bashkengjitur po ju dergojme videon se si ndalohet ish-deputeti Luciano Boci ne menyren me barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me ne krye Bashkepuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policise se Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policise se Fierit ka shfaqur nje sjellje barbare te karakterizuar ne te gjitha format e dhunes dhe kjo eshte figura me e keqe per nje shtet denokratik qe ne duam me zemer”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga PD-ja.

“BalkanWeb” mëson se ish-deputeti demokrat është shoqëruar për disa minuta në furgonin e policisë së bashku me ish-kandidatin e selisë blu për deputet në zgjedhjet e fundit në Cërrik, Ibri Sako, por reagimi i fortë i protestuesve  ka bërë që Policia të lirojë sërish Boçin e Sakon.

(n.m/BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb