TIRANË

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas padisë së PD të bërë ndaj ministrit, Sandër Lleshaj dhe disa punonjësve të tjerë të Policisë për shpërdorim detyre në protestën e opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj qytetarëve përpara godinës së Kuvendit të Republikës.

Me një reagim në ‘Instagram’, Braçe shprehet se po qe puna që janë përdorur mjete të helmimit masiv gjatë protestës, atëherë Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e tij.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”, shkruan Braçe.

Brace
Brace

Padia është dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili ka sqaruar se Policia është kapur me prova e fakte duke shpërdoruar detyrën. Sipas PD-së, Policia e Shteti hodhi  gaz helmues ndaj protestuesve  edhe pse ata po protestonin paqësisht.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: