Ndërsa KQZ, foli për 21.6% të zgjedhësve që morën pjesë në procesin e 30 qershorit,Partia Demokratike flet për të tjera shifra. Përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmetn Bardhi, PD thekson se pjesëmarrja faktike në votimet është 534,528 persona ose 15.2% e votuesve.


Pd Pjesemarrja Okok

(BalkanWeb)


Deklarata e plotë:


Të dashur bashkëqytetarë, refuzimi ndaj Edi Ramës, po e çon atë në manipulime të hapura dhe në mbushje të kutive për të manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votim.

Shqiptarët kujtojnë se këto janë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku 3 orë pas përfundimit të procesit zgjedhor apo procesit të votimeve, qytetarët shqiptarë nuk dinin ende sa ishte numri total i pjesëmarrësve në votime.

Kjo sjellje e KQZ-së, në këto votime moniste, e ka një shpjegim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër direkt të Edi Ramës, ishte i përfshirë në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

Ashtu siç e kemi bërë me dije gjatë gjithë ditës së sotme, Partia Demokratike e ka monitoruar në çdo qendër votimi numrin e pjesëmarrësve në votime. Shifrat reale të pjesëmarrësve në votime për çdo bashki, janë këto që do të pohoj unë tani, dhe jo shifrat e fryra, të manipuluara, në një operacion kriminal, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 4 anëtarë të paligjshëm të Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ne po presim përfundimin e këtij procesi, po presim nxjerrjen zyrtare për çdo qendër votimi të numrit të pjesëmarrësve në votim dhe garantojmë KQZ-në, komisionet e qendrave të votimit, AZAZ-të, që Partia Demokratike disponon prova të plota për numrin e pjesëmarrjes në votime.

Thjesht jemi duke pritur që kjo organizatë kriminale që ka manipuluar numrin e pjesmarësve në votime, ta kryejë krimin deri në fund, dhe do të bëjmë transparencë për shqiptarët, me pamje filmike për numrin e pjesmarrësve në votim.

Sot dua t’ju jap vetëm një shembull, se si KQZ është në krye të këtij operacioni të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

Qytetarët shqiptarë mbajnë mend që në orën 11.00 KQZ doli në deklaratë të mashtrojë qytetarët shqiptarë se deri në këtë moment kishin dalë në votime plotë 12% e numrit total të votuesve.

Në fakt procesverbali i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së për raportimin e kryer në orën 11.00 flet për një pjesëmarrje prej 218, 981 qytetarë, që nënkupton 6,19% të numrit total të votuesve.

Është identik, është e njëjta shifër që raportoi edhe Partia Demokratike kur kundërshtoi shifrën e nxjerrë zyrtarisht nga KQZ.

Kam një apel për secilin prej tyre; Ndaleni krimin elektoral. Provat janë të plota, vendi juaj është në të njëjtin vend me të Edi Ramës, humbësin e madh të ditës së sotme. Vendi juaj është në burg.