TIRANE- Policia e Tiranës do të procedojë penalisht dy organizatorët e protestës së sotme të PD-së, Arben Ristani dhe Enno Bozdo, nëse tubimi zgjat pas orës 16:00, orar zyrtar për të cilin ishte marrë dhe leja.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se procedimi do bëhet nëse protesta nuk mbyllet brenda kësaj ore.

Nga ana tjetër blutë theksuan se qytetarët do të lejohen të ndërtojnë çadrat dhe protestojnë, për sa kohë nuk krijojnë incidente.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Artan Hoxha pohoi se deri më tani nuk janë regjistruar incidente. Teksa u ndal tek procedimi i dy organizatorëve, Ristani dhe Bozdo, ai pohoi se gjithçka është normale.

“Në ‘21 Janar’ organizator ishte Besnik Bare. Ndaj në këtë rast, përgjegjësi penale kur shkelen ligjet, janë pikërisht persona që e kanë paraqitur kërkesën. Këta persona do penalizohen nëse kalohet orari zyrtar. Deri tani nuk ka pasur incidente”, – tha Hoxha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb