PD ka nisur takimin për prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Durrësit. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, drejtuesi politik i qarkut Durrës Oerd Bylykbashi, tha se si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës, qytete si Kruja, Fushë-Kruja dhe Shijaku, janë shembujt e harresës ndër vite.
Sipas Bylykbashit, në 12 vite të qeverisjes së socialistëve janë larguar mbi 1.1 mln shqiptarë në vendet e Shengenit.
“Po ikin të rinjtë se nuk gjejnë mundësi, po ikin familjarët, profesionistët dhe specialistët, në cdo fushë, po ikin spërmarrësit, nxënësit, mjekët e infermierët.
Kruja është modeli si mund të shpopullohet një qytet simbol i kombit, Fushë Kruja dhe Shijaku shembull harrese”, tha Bylykbashi.
(BalkanWeb)