TIRANE– Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën e kësaj force politike për reformën në sistemin e drejtësisë. Deputeti Eduard Halimi the se kjo platformë e cila do të dorëzohet në Komisionin e Posaçëm, përmban 300 rekomandime. Halimi tha se këto propozime përfshijnë ndryshimet kushtetuese, masat antikorrupsion, sistemin gjyqësor në vend, si dhe arsimimin në drejtësi dhe financimin e këtij sistemi.

Gjatë prezantimit, deputeti Enkelejd Alibeaj the se 60 rekomandime i përkasin rrafshit kushtetues.

Deputeti tha se kërkohet ndryshime kushtetuese, dhe reformim në këtë nivel, sa i takon Gjykatës Kushtetuese, KLD dhe Prokurorisë.

Këto ndryshime tha Alibeaj duhet të garantojnë sigurinë, dhe se reforma kushtetuese duhet “të jetë reformë sistemi, dhe jo njerëzish”.

Me këtë reformë, sipas PD synohet forcim dhe pavarësi e sistemit të drejtësisë.

“U munduam të eliminojmë ngërçet mes 2 dokumenteve”, tha Alibeaj.

Një prej pikave që pritet të ngjallë më shumë debat është ajo për Presidentin e Republikës. Grupi i ekspertëve, që kanë punuar përgjatë gjithë muajit gusht për hartimin e këtyre propozimeve, ndajnë qëndrime të kundërta me strategjinë e reformës së hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës. Ekspertët e opozitës shprehen kundër sugjerimit të bërë nga maxhoranca për ndryshimin e vëllimit të kompetencave të Presidentit dhe mënyrën e zgjedhjes së tij.

Në platformën me rekomandime të opozitës theksohet se nuk ka asnjë logjikë juridike që mënyra e zgjedhjes së Kreut të Shtetit të lidhet edhe me vëllimin e kompetencave që ai do të ketë. Për demokratët, Presidenti ka një rol dhe një vëllim të caktuar kompetencash që e detyron Kushtetuta dhe ligjet t’i ushtrojë, pavarësisht mënyrës së zgjedhjes.

Në platformën e tyre, demokratët i “rikthejnë” Kreut të Shtetit një sërë kompetencash që i hiqen nga maxhoranca në sugjerimet e bëra për reformimin e sistemit të Drejtësisë. Shumica ka kërkuar shmangien e Presidentit nga e drejta propozuese për anëtarë të Gjykatës së Lartë, me arsyetimin se ky proces, pra kur propozimi vjen nga Presidenti dhe dakordëson Parlamenti, ka qenë problematik.

Por, duke vlerësuar se ky ngërç në pjesën më të madhe të rasteve ka ardhur si pasojë e maxhorancës, në platformën e propozimeve demokratët ia njohin këtë të drejtë sërish kreut të shtetit. Kështu, në draft theksohet roli i posaçëm që Presidenti ka sipas Kushtetutës, duke sqaruar se heqja e disa kompetencave në pushtetin gjyqësor që maxhoranca sugjeron, do t’ia bënin të pamundur atij ushtrimin e rolit kushtetues.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/09/PERMBLEDHJE-EKZEKUTIVE-E-PLATFORMES-PER-DREJTESINE-FINAL-10-shtator-1.doc” viewer=”microsoft”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/09/Rekomandimet-e-prezantuara-ngaEnkelejd-Alibeaj-Ndryshimet-kushtetuese_prezantim_ppt.pptx” viewer=”microsoft”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/09/Rekomandimet-e-prezantuara-nga-Ivi-Kaso.docx” viewer=”microsoft”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/09/Rekomandimet-e-prezantuara-nga-Gazmend-Bardhi.doc” viewer=”microsoft”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/09/Rekomandimet-e-prezantuara-nga-Fabian-Topollaj.docx” viewer=”microsoft”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb