Opozita mund të japë konsensusin për ndryshimet në Kushtetutë vetëm nëse sigurohet se mazhoranca nuk do e përdorë këtë për të kontrolluar gjyqësorin. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili pohoi dje se “vullneti ynë është absolut. Është shprehur, është konfirmuar për të bërë çdo ndryshim të nevojshëm qoftë dhe në Kushtetutë, por që t’i shërbejë reformës në drejtësi, jo t’i shërbejë kapjes së drejtësisë nga kjo mazhorancë”.

“Deri më sot nuk kemi gjë tjetër veçse kapje të institucionit të drejtësisë. Heqje e kompetencave të atyre që nuk janë në mazhorancë. Dhe duket që hapat e tjerë synojnë këtu. Nëse do të vazhdohet kështu, sigurisht nuk mund të bashkojmë votat për një synim të tillë”, u shpreh ndër të tjera Paloka.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb